“MË FTOI ARBANA”/ ERION BRAÇE PJESË E “BIG BROTHER VIP”? JA DEKLARATA E PLOTË

144

Erion Braçe ishte së fundmi i ftuar në “Top Albania Radio”, ku u pyet nëse do të bëhej pjesë e “Big Brother VIP”. Ai zbuloi se ka komunikuar me moderatoren Arbana Osmani, e cila e ka ftuar të jetë në rolin e opinionistit.

 

Megjithatë, Braçe e ka refuzuar ftesën.

 

“A do hyje në Big Brother Vip?”, u pyet ai.

 

“Jojo, madje më vjen për të qeshur, pasi kam patur një komunikim me Arbanën dhe më ftoi të isha opinionist”, u përgjigj Braçe.

 

Kujtojmë se kanë mbetur pak ditë nga fillimi i Big Brother VIP dhe deri tani janë përfolur shumë emra që do i bashkohen shtëpisë më të famshme, mes tyre këngëtarë, aktorë e moderatorë.

Lexo edhe:   Pas festës përrallore të ditëlindjes, Liberta feston me Flori Mumajesin