ME FOTO: Preket godina historike në Shkodër, ndërhyjnë në projekt, vendosin 3 kate! Kush doli kundër…shkarkohet

Një denoncim është bërë lidhur me godinën e re të Absamblit Arkitektonik të qendrës historike në Shkodër. E gjithë zona është projektuar që të ketë ndërtesa 2-katëshe, gjë që është reflektuar edhe në projektin orgjinal.

 

Por pronarët e objektit duket se kanë vendosur që të shtojnë edhe një kat më shumë për ta shfrytëzuar maksimalisht pas restaurimit, duke dalë në kundërshtim të hapur me ligjin mbi trashgiminë kulturore të zonave historike.

 

Instituti i Monumenteve të Kulturës e ka kundërshtuar një projekt të tillë me tre kate, duke kërkuar që plani të jetë i njëjtë me atë origjinalin por në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Trashgimisë Kulturore Materiale, kryetare e të cilit është ministra Elva Margariti është dhënë “ok”.

 

Pavarësisht kundërshtimit të Institutit, punimet për të tre katet vazhdojnë pa asnjë problem, ndërkohë që nuk ka asnjë edhe një reagim kundër as nga Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Shkodër dhe as nga Instituti i Monumenteve të Kulturës.

 

Po ashtu, i njëjti burim që ka denoncuar rastin, ka bërë me dije se të gjithë specialistëve të Institutit të Monumenteve të Kulturës, të cilët votuan kundër projektit me 3 kate, ka filluar procedura e shkarkimit nga puna.

 

 

 

 

 

 

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...