ÇFARË NDODHI? ENI KOÇI SHFAQET E FASHUAR: SAPO DOLA NGA … (FOTO)

82

Prej disa kohësh, Eni Koçi, ka zbuluar përmes postimeve në rrjetet sociale se ajo së bashku me partnerin e saj, Genc Prelvukaj, po vizitojnë disa vende malore.

 

Gjatë kësaj aventure të bukur, duket se i ka ndodhur edhe një incident i pakëndshëm. Së fundmi, këngëtarja e njohur ka publikuar një foto në “Instastory”, ku ka treguar gjurin e saj të fashuar.

 

Krahas saj, bukuroshja ka shkruar se sado u përpoq të mos rrëzohej, sërish nuk ka arritur të shpëtojë, megjithatë fatmirësisht e gjitha përfundoi me aq.

 

“U ruajta sa u ruajta për të mos u rrëzuar kur dolëm nëpër male dhe si përfundim u rrëzova sa dola nga makina”, tregon Eni.

 

Kujtojmë se së fundmi, këngëtarja ka lajmëruar se do të rikthehet së shpejti me projekte të reja muzikore, pasi tanimë që ka përfunduar studimet mund të publikojë këngë të reja.

 

Lexo edhe:   Merr flakë shtëpia e nipit të Enver Hoxhës, familja e Rezarta Shkurtës në rrezik (FOTO)