Rudina e pyet sa paguhet në Afrikë? Ish-moderatorja e njohur e Top Channel, Einxhel Shkira: Do më rrëmbejnë nëse e tregoj…

276

Moderatorja e njohur Einxhel Shkira ka vendosur që të jetojë në Afrikë për shkak të një pozicioni të mirë pune në një kompani. Ajo ka qenë në emisionin “Rudina” në Tv Klan, ku ka treguar pse është e vështirë jetesa në Afrikë, me çfarë realiteti është përballur kur ka shkuar në fillim dhe ku e shikon jetën e saj në Afrikë apo Shqipëri.

 

Ajo shprehet se është dashuruar me atë vend dhe i pëlqen që të jetojë aty dhe pse jo të gjejë dhe dashurinë e jetës aty. Ajo tregon se çmimet në Afrikë janë shumë të larta por dhe rrogat nëpër kompani dhe biznese janë tepër të larta. Moderatorja nuk preferoi të tregojë rrogën e saj duke shprehur me shaka se nëse e tregon do e rrëmbejnë.

 

Einxhel Shkira: Është e vështirë sepse nuk i ka këto komoditetet dhe lukset që ne kemi.

Rudina Magjistari: Ku jeton ti?

 

Einxhel Shkira: Unë jetoj në një shtëpi shumë të mirë private, unë jetoj në kryeqytet. Në kryeqytet janë rrugët e shtruara, ka godina të mëdha, hotele, restorante, bare por sigurisht nuk janë të kualitetit që kemi në në Europë apo në Shqipëri, por për standardet e Afrikës le të themi që është shumë mirë, madje çmimet janë shumë të larta. Unë mendoj që me rrogën mesatare shqiptare atje nuk mund të jetosh, nuk e përballon dot jetesën sepse supermarketi, bari është shumë i shtrenjtë.

 

Rudina Magjistari: Pagat si janë aty për të përballuar këto çmime kaq të shtrenjta?

 

Einxhel Shkira: Sigurisht të shkosh në Afrikë, të punësohesh nga një kontinent për të shkuar të Afrikë, pagat janë shumë të larta. Paga e justifikon gjithë sakrificën dhe lënien pas të asaj që lë. Ata që punojnë nëpër kompani ose nëpër biznese mund të kenë të paktën paga mbi 3 mijë, 4 mijë, 5 mijë.

Lexo edhe:   “U njohëm rastësisht në ditëlindje”, Tea Trifoni “kapet mat” me të dashurin (VIDEO)

 

Rudina Magjistari: Kështu që dhe ti ke një pagë të mirë?

 

Einxhel Shkira: Le të themi që nuk qahem. Me rrogën që merr në Shqipëri, nuk do jetoja asnjë javë në Afrikë. Në supermarket do ngelja peng që ditën e parë me rrogat që merren këtu.

 

Rudina Magjistari: Ti sa e kishe rrogën?

 

Einxhel Shkira: Rrogën time nuk e them se s’dua të më rrëmbejnë, por është shumë e kënaqshme, nuk krahasohet me rrogën këtu. Le të themi që ia vlen sakrifica. /tvklan.al