Mjeku i njohur jep lajmin FANTASTIK për virusin

241

Mjeku i njohur epidemiolog, Ilir Alimehmeti ka dhënë një lajm shumë të mirë në lidhje me virusin mbrëmjen e kaluar.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, mjeku u shpreh se varianti Delta është duke u dobësuar dhe kjo duket nga rënia e incidencës në javët e fundit.

Ai tha se gjëndja pandemike do të vijë duke u përmirësuar dalëngadalë. Alimehmeti shtoi se është e këshillueshme që njerëzit të ndjekin rregullat anticovid dhe të vaksinohen.

“Vala Delta po thyhet miqtë e mi!

Më 30 gusht 2021 kemi përllogaritur që piku i valës Delta në Shqipëri do të arrihej ndërmjet datave 5 dhe 15 shtator 2021!

Më 14 shtator pamë sinjalet e para të fillimit të rënies, me rënien për herë të parë të rasteve aktive (-147).

Megjithatë, tashmë e kemi mësuar që duhet të presim të paktën një javë dhe idealisht dy javë për të qenë më të bindur për trajektoren.

Sot, datë 23 shtator 2021, të gjithë indikatorët epidemiologjikë tregojnë qartë fillimin e rënies që javën e kaluar!

Në detaj:

Po bie mesatarja e rasteve të reja në bazë 7 ditore!

Po bie numri i rasteve aktive!

Po bie mesatarja e përqindjes së pozitivitetit të testimeve në bazë 7 ditore!

Po bie incidenca dyjavore e rasteve të reja për 100.000 banorë!

Kujdes tani miqtë e mi, sepse aksidente në mal ndodhin më shumë gjatë zbritjes se sa gjatë hipjes!

Duhen edhe disa javë përpara se të zbresim plotësisht.

Fatkeqësisht humbjet e jetës janë më të vonuara me 10-14 ditë në krahasim me rastet e reja dhe rënia e tyre do të fillojë në gjysmen e parë të tetorit, nëse rënia e rasteve është e vazhdueshme!” -shkroi ai ndër të tjera.

Lexo edhe:   Lajm i mirë, vetëm 2 raste të reja me Covid