Hajduti që po çudit botën! Futet për të vjedhur, bën punët e shtëpisë dhe riparon pajisjet

377

Një ngjarje e rrallë është regjistruar në Britani, ku një hajdut hyri në një shtëpi dhe provoi rrobat e pronarit, më pas bëri punët e shtëpisë dhe disa riparime të vogla të nevojshme.

- PUBLICITET -

24-vjeçari Konrad Kuprasz qëndroi gjithë ditën në shtëpi, ndërkohë që pronari i saj ndodhej në punë.

Kur i zoti u kthye e gjeti hajdutin të shtrirë në krevat, të veshur me rrobat e tij, ndërsa përdorte laptopin. Ai kishte ngrënë, ishte larë në dush dhe kishte bërë disa nga punët e shtëpisë.

I tmerruar ai njoftoi policinë, e cila bëri arrestimin e të riut që ishte dënuar dhe më herët për vjedhje.

Lexo edhe:   Pediatri që emocionoi gjithë rrjetin: “11 gjërat që më mësuan fëmijët e së.murë mua duhet t’i mësoni edhe ju…”