Është rritur javët e fundit, ministri i Shqipërisë tërbon njerëzit e thjeshtë me deklaratën e tij: Çmimi i bukës i përballueshëm

232

Për zv/kryeministrin Arben Ahmetaj rritja e çmimit të bukës me 10 lekë është i përballueshëm. Ahmetaj deklaroi në Neës 24 se nuk do ketë çmime të detyruara duke theksuar se sipas tij, jemi në një fazë ku rritjet janë në ato nivele që edhe sipërmarrja e absorbon.

 

“Po ta shikoni llogarinë e detajuar të rritjes së çmimit të miellit dhe atë të bukës deri tani çmimi është i përballueshëm në një rritje 7-10%. E gjithë përllogaritja që kemi bërë ne është në këtë përqindje.

 

Në parim praktikisht ka ardhur për shkak të rritjes së çmimit të grurit të tregjet ndërkombëtare. Rusia, një nga eksportuesit më të mëdhenj ka rritur çmimin e prodhimit të grurit. Është hera e 3-të në 8 vite që ndodh një gjë e tillë. Çmimet në një periudhë kohore rreth 7-8 muaj reflektohen në tregun e brendshëm.

 

Ne po vazhdojmë ta monitorojmë dhe do të kemi përgjigje për këtë. Dje me porosi të kryeministrit kam pasur një takim me ministren e Financës dhe qeveria do të ulet dhe do të marrë vendime. Nuk do të ketë çmime të detyruara. Do të shkatërronin qytetarët dhe ekonominë. Ne jemi në një fazë ku rritjet janë në ato nivele që edhe sipërmarrja e absorbon”, deklaroi Ahmetaj.

Lexo edhe:   U vr a mbrëmë për hasmëri ! Kishte mbaruar shkollën për prift, ipeshkvi i pikëlluar reagon për Gjonin