Biznesmeni italian flet për gjetjen e thesarit: Ishin 3 arka me 250 kg ar të pastër!

Davide Pecorelli, 45 vjeç, biznesmeni italian që kishte organizuar ekzekutimin e tij në Shqipëri ka treguar gjithçka për planin e tij.

Në deklaratën e tij për mediat, Pecorelli ka folur mbi zhdukjen e tij për 9 muaj, ku personazh kryesor ka qenë edhe një prift që sipas tij, i ka dhënë idenë për eshtrat e djegura në makinë.

Ai është shprehur:

Situata ishte dramatike në një nivel ekonomik, në atë moment vendosa ti jepja fund jetes, por së pari shkova te një prift për të rrëfyer. Ishte ai që më tha për mundësinë e eshtrave (të vjedhura). Më tha ‘le t’i fusim në makinë dhe t’i vëmë zjarrin.

Ai nuk e zbulon emrin e priftit: “Unë kurrë nuk do ta bëj sepse ai është personi që më shpëtoi jetën, kështu që nuk do ta tradhtoj …”.

Ndër të tjera, Pecorelli thotë se ka gjetur një thesar, të cilin e ka ndarë me priftin.

Gjeta thesarin e San Mamiliano, ato janë tre arka me 250 kilogramë monedha ari të pastër prej pesë gramësh secila.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...