Ada e lidhur jashtë? Gazetari bën deklaratën e fortë: Një nga djemtë aty do shpërthejë “bombën”

93

Gazetari shqiptar, Andi Vrapi pak ditë më parë publikoi në Instastory një mesazh ku shkruhej se Ada e “Përputhen” është e lidhur prej vitesh.

“Kjo femer jeton këtu në Komunë dhe është e lidhur prej vitesh. Ka një lokal në Komunë dhe shkon çdo muaj në Turqi, bën belin e b*thët. E njoh këtë pa u fut në Përputhen”, shkruhej në mesazh.

Sot Andi i ftuar në “Shqipëria live” tregoi se mesazhin ia ka dërguar një mikeshë dhe ai vetë nuk e di sa i vërtetë është ky lajm pasi nuk ka hulumtuar.

Por gazetari u shpreh i bindur se nuk janë vajzat ato që do bëjnë show këtë sezon të “Përputhen”, por një nga djemtë aty pritet nga momenti në moment të ‘plasë bombën’.

“Unë mendoj që shpërthimi më i madh do ndodhë nga ndonjë prej djemve. Kush ka hyrë për show dhe akoma s’po bën show nga momenti në moment do shpërthejë bombën. Sa për Adën, mesazhin ma dërgoi një mikeshë dhe po më thonte që Ada është e lidhur jashtë dhe ka një biznes dhe sipas saj ka hyrë në Përputhen për të reklamuar biznesin.

Unë e postova mesazhin nisur nga fakti që edhe lajmi i Ledjanës sezonin e kaluar doli nga unë. Por nuk e di sa i vërtetë është ai lajm, s’është detyra ime të kërkoj vërtetësinë”, tha Andi.

Lexo edhe:   Këngëtarja serbe nxjerr zbuluar Kejvina Kthellën, i filmon të dashurin