VIDEO/ Shokët hedhin dhëndrin në ajër, por s’munden ta presin, thyen shtyllën kurrizore

Një dhëndër ka thyer kurrizin në dasmën e tij pasi miqtë e hodhën në ajër si një gjest tradicional në Rumani.

 

Momenti i tmerrshëm u kap nga kamera, në një video që tregon nusen duke kërcyer e lumtur vetëm disa sekonda para aksidentit të burrit të ri Liviu Filimon. Pasi e hodhën disa herë dhëndrin në ajër, shokët nuk mundën në një moment që ta mbajnë dhe për pasojë 31-vjeçari u përplas në tokë.

 

Dhënri mori dëmtime serioze dhe u dërguar me urgjencë në spital. Incidenti ndodhi në një dasmë në Rumani të Premten në mbrëmje në sallën e ngjarjeve Castello në vendpushimin Baile Felix. Dr Lucia Dania tha për mediat vendase se Filimon kishte ‘thyer shtyllën kurrizore’, duke shtuar: ‘Progresi i tij duket pak i favorshëm.’

 

“Ai është shtruar në repartin e neurokirurgjisë dhe javën e ardhshme do t’i nënshtrohet testeve të mëtejshme,” tha ajo.

 

Filimon me sa duket nuk e ka përjashtuar mundësinë për të paditur miqtë e tij për shkaktimin e plagosjes së tij, duke thënë nga shtrati i spitalit: ‘Unë kam kontaktuar me një avokat, por ende jam duke marrë parasysh se çfarë do të bëj’.

 

Ai thuhet se tha se mund të lëvizë duart, por jo këmbët pas incidentit.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...