Rinia e sotme…/ Plas keq sherri mes adoleshentëve, dy dërgohen me urgjencë në spital. Reagon policia

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kamëz ku raportohet se ka ndodhur një konflikt mes disa të rinjve që ka degraduar në një rrahje mes tyre.

Sipas njoftimit të policisë mësohet se gjatë konfliktit kanë mbetur të lënduar dy të miturit 16 vjeç dhe 17 vjeç, të cilët menjëherë janë dërguar drejt spitalit dhe aktualisht ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Uniformat blu kanë arrestuar shtetasin me ininciale R.V, 17 vjeç si autorin e dyshuar të ngjarjes, ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për procedurat e mëtejshme të ngjarjes.

Për këtë ngjarje të rëndë ka reaguar me njoftim për shtyp Policia e shtetit.

“Rreth orës 14:45, në Kamzë, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, janë dëmtuar dy shtetas të mitur 16 vjeç dhe 17 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Sherbimet e Policisë kanë bërë shoqërimin për veprime të metejshme të shtetasit R. V, 17 vjeç, si autor i dyshuar i ngjarjes.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...