Nard Ndoka i bën të tjerët të qeshin, por këtë herë përlotet në studio pas mesazhit që mori nga i biri (video)

Politikani Nard Ndoka nuk i ka kursyer lotët pas videomesazhit të të birit, i cili e përshëndeti me anë të një video-mesazhi. I ftuar në emisionin “Jeto me Orën”, një prej djemve, e falenderoi të atin për gjithçka, duke e prekur ish-deputetin.

 

“Doja të të falenderoja publikisht për çdo gjë që ke bërë për ne dhe mbi të gjitha për edukatën që ka keni dhënë. Për frymën që na keni rritur që të punojmë vetë dhe t’ia dalim vetë me forcat tona. Uroj që një ditë të të bëjmë krenar ashtu si ne jemi krenar për ty dhe kudo që shkojmë ecim me kokën larg. Të përshëdnes dhe të përqafoj nga larg,” ishte video-mesazhi i djalit të zotit Ndoka.

 

Pas video-mesazhit, Ndoka u shpreh se fëmijët e tij nuk jetonin në Shqipëri, por në Maltë dhe se ai bashkë me të shoqen e vuanin pjesën e largësisë me ta.

 

“Ne e vuajmë pak pjesën e largësisë së fëmijëve. Dy djemtë e mi jetojnë në Maltë dhe punojnë aty, por jam përpjekur t’i edukoj ndryshe nga fëmijët e politikanëve të cilët janë të privilegjuar. Unë jam përpjekur t’i edukoj me frymën e punës dhe jam jashtëzakonisht i kënaqur që ata po vazhdojnë një jetë me lirinë e tyre. Ky është çuni i vogël, Mario që jeton në Maltë. Ndihem mirë që ata vazhdojnë ecin përpara me forcat e veta,“-tha Ndoka.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...