Gjiknuri prezanton Edona Bilalin si drejtuese politike të qarkut të Shkodrës: S’do presim zgjedhjet për t’u organizuar

113

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri ka prezantuar më Shkodër drejtuesen politike të PS për këtë qark Edona Bilali. Gjiknuri në këtë takim shoqërohej nga deputeti Blendi Klosi.

 

Në një deklaratë për media ai u shpreh se PS është një parrti që nuk pret zgjehdjet për tu uganizuar.

 

Në lidhje me pyetjen nëse PS është e gatshme që t’i ofrojë PD ndryshimet e reformës territoriale që kërkon Basha, ai tha ““Jemi në një proces jo vetëm prezantimi të drejtuesve të rinj, por edhe një analize elektorale që do t’i shërbejë PS.

 

Jemi një parti që nuk do presim zgjedhjet për t’u organizuar por gjatë gjithë kësaj kohe do të bëjmë organizimin e nevojshëm që të përballojmë edhe zgjedhjet vendore edhe ato të përgjithshme.

 

Ky proces është i nevojshëm pavarësisht se mund të ketë mendime të ndryshme sa i përket organizimit, rëndësishme është që ne kemi frymë fituese dhe do vazhdojmë që ta përçojmë këtë frymë kudo”.

Lexo edhe:   Kryemadhi në aksion: Njoftoni çdo lidhje, krushqi, miqësi, farefis që keni të mos votojnë Ramën!