E zbulon Blendi Fevziu: Një prej 3 njerëzve më të pasur në botë vizitoi këtë qytet të Shqipërisë dhe u dashurua me këtë ushqim

Në emisionin “Opinion” është diskutuar rreth vendeve më të bukura dhe më të mira turistike në vendin tonë si dhe në lidhje me problematikat për të pushuar në Shqipëri. Mes shumë historive të pazbuluara më herët, po ashtu edhe Blendi Fevziu ndau me të ftuarit dhe publikun një të tillë mjaft interesante.

 

Ai tregoi se Bernard Arnault, supermiliarderi, i cili renditet në 3-shen e personave më të pasur në botë, ka vizituar qytetin e bukur të Shkodrës disa vite më parë dhe kishte ngrënë ngjalat më të mira të jetës.

 

“Po them edhe unë një detaj të vogël se isha në mëdyshje ta bëja publike apo jo, nuk i kam marrë leje personit. Një i njohuri im në SHBA, që ka një pozicion relativisht që e mundëson të takojë personazhe të njohur më çoi një fotografi dhe më tha “Më fal që të pengoj, dhe më tha shihe nga cili qytet i Shqipërisë vjen kjo foto”. Ishte një foto nga Xhamia Plumbit në Shkodër.

 

Thashë menjëherë është Shkodra, shkurt se nuk kisha kohë për komunikim. Më thotë kam një person këtu që sa e mori vesh që jam nga Shqipëria më tha thuaji cili është ky qyteti se e kam vizituar nga Mali i Zi dhe kam ngrënë ngjalat më të mira të jetës sime. Personi që më pas më çoi foton ishte Bernard Arnault, president i Louis Vuitton Group që është një nga tre njerëzit më të pasur të globit. Kishte mbërritur në vitin 2019 me një furgon, me një shoqërues shkodran.

 

Kishte vizituar xhaminë e plumbit, qendrën e Shkodrës, kalanë e Shkodrës dhe kishte ngrënë drekë në një vend që ishte në lumë dhe kishte përballë kalanë përballë. Kishte ngrënë ngjalat më të mira të jetës së tij. Nuk e kujtonte emrin e qytetit, por kishte qenë në Shqipëri dhe prandaj donte të gjente vendin që kishte vizituar”, tregoi Blendi Fevziu.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...