E fashuar, Eni Koçi tregon incidentin që i ndodhi gjatë pushimeve në Theth

Eni Koçi është një nga këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar, ndonëse ka shumë kohë që nuk është shumë aktive në muzikë.

Ditët e fundit të verës, ajo ka udhëtuar nëpër Shqipëri dhe jo vetëm, kryesisht në vende malore, bashkë me partnerin, Genc Prelvukaj. Destinacioni i fundit ka qenë Thethi, “perla” e Veriut të Shqipërisë.

Megjithatë, për Enin duket se ky udhëtim nuk ka shkuar edhe aq mirë. Këngëtarja ka treguar, në një Instastory incidentin që i ka ndodhur, pavarësisht se është ruajtur. “U ruajta sa u ruajta për të mos u rrëzuar kur dolëm nëpër male dhe si përfundim u rrëzova sa dola nga makina “, shkruan ajo krahas një fotoje, ku tregon gjurin e fashuar.

Megjithatë, kjo nuk e ka penguar Enin të shijojë ditët e saj në Theth, nga ku ka ndarë foto e video të shumta e ka treguar se ka shijuar jo vetëm natyrën, por edhe ushqimin.

Sa i përket muzikës, projekti i saj i fundit ka qenë kënga “Lamtumirë”, në bashkëpunim me grupin “Fisnikët”, publikuar rreth 9 muaj më parë.

/News31

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...