Vëllai i Dr. Florit kapet keq me Elton Dedës: U bë kohë e gjatë që emrin ta dëgjoj …

341

Mbrëmjen e djeshme Aurela Gaçe mbështeti publikisht në rrjetet sociale Elhaida Danin për albumin e saj të ri. Mirëpo gjithë vëmendjen e mori komenti i Elton Dedës i cili ka kritikuar albumin, duke u shprehur se këngët janë njësoj.

- PUBLICITET -

“Po sikur njësojë këngët…Sigurisht është një perciptim i vogël nga ajo pak që dëgjova!”- shkroi ai.

Një përgjigje të mënjehershme mori ai nga Aurela e cila tha se vlerëson punën dhe dëshirën për të dhënë duke shtuar se e di mirë sakrificën. Deri tani, Elhaida nuk ka reaguar por në komenti e Eltonit ka patur shumë diskutime.

Dëgjuesit e këngëtares kanë sulmuar Etlonin, teksa ky i fundit ka shkruar se nuk ka gjykuar profesionalizmin por kompozimin. Madje, ka shtuar se do i dëgjojë këngët dhe do kërkojë falje nëse është gabim.

Mes personave që kanë komentuar është edhe bashkëpunëtori i Elhaidës për albumin, Alban Kondi.

“U bë kohë e gjatë që emrin ta dëgjoj nga komentet që bën për punët e të tjerve. Herën tjetër nëse do më lejosh para se të publikoj diçka do ta dërgoj, e nëse e bekon mbase dhe e publikoj Je dhe do mbetesh LEGEND. PS: Do doja të dëgjoja më shumë këng nga ti!”-shkruan Albani.

Nga ana tjetër, Eltoni shprehet se energjitë bien me moshën dhe shton se punët e tij janë në shumë këngë si orkestrues dhe kompozime.

“Ke të drejtë, por mesa duket është edhe me moshë. Energjitë bien dhe nuk krijojmë dot shumë volum. Por punët e mia janë në shumë këngë si orkestrues dhe kompozime.”

Lexo edhe:   “Bënim namin”/ Ingrit Gjoni flet për “kohët e arta”: Si i prishnim lekët me Çiljetën