Vajza i kërkon të ndahen, shqiptari hakmerret dhe i publikon videot intime në faqe për të rritur

Një shqiptar është dënuar pasi akuzohet se ka publikuar videot intime me ish të dashurën në një faqe per te rritur.

 

Mediat greke bëjnë me dije se 25-vjeçari nga Shqipëria ka publikuar video intime që ka pasur me të dashurën për tu hakmarrë pasi ajo i kishte kërkuar që të ndahen.

 

Ish e dashura ka treguar se ishte lidhur me shqiptarin në vitin 2015, atë kohë vetëm 15 vjeçe. Ajo tregoi se e donte dhe se kishte besim të verbër tek ai.

 

“Makthi filloi, pasi autori kishte në posedim të videos me momentet tona personale, të cilat ai i kishte siguruar se askush nuk do t’i shihte. E lejova ti bënte sepse e doja, kisha besim të verbër në të dhe ai tha se më donte”, tha vajza.

 

Pasi vajza u nda nga shqiptari pas pak vitesh, ai i publikoi videot intime të tyre në një faqe per te rritur , ndërsa me profile të rreme i shkruante se do t’i shkatërronte jetën.

 

Gjykata e Volos ditën e djeshme ka marrë vendimin për të dënuar shqiptarin, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, me 4 vite burg.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...