Studimi thotë se numri i të ftuarve në dasëm tregon se sa do të zgjasë martesa juaj

110

Business Insider raporton se numri i njerëzve të cilët vijnë në dasmën tuaj, në fakt mund të jetë një tregues se sa kohë do të zgjasë martesa juaj. E dimë, kjo tingëllon pak e sforcuar apo jo? Kini durim. Shpjegimi vjen tani.

 

CB Insights, një kompani që ndërton software për të parashikuar tendencat e teknologjisë, nxori në Tweeter një tabelë bazuar në hulumtimet e tyre në SHBA – që tregon se sa më shumë të ftuar keni në ditën tuaj të madhe, aq më të pakta janë gjasat për t’u divorcuar më vonë.

 

Si ka mundësi që kjo të ketë kuptim? Eksperti i të dhënave Randy Olson publikoi i pari në lidhje me këtë gjetje:

 

“Është e qartë, se kjo tregon se të pasurit një grup të madh familjarësh dhe miqsh të cilët mbështesin martesën është thelbësisht e rëndësishme për stabilitetin e martesave afatgjata.

 

Pra, nëse ju jeni duke planifikuar dasmën tuaj dhe nuk vendosni dot nëse do ta fusni apo jo Landën në listën tuaj edhe pse ai në mënyrë të qartë ju urren, bëjeni. Tashmë e kuptuam, sa më e gjatë lista aq më e gjatë edhe martesa.

Lexo edhe:   Puthja e Ledjanës me Mevlanin, Antonela bën komentin epik: Ajo është burrë me buzë silikoni