Specialisti i ISHP-së rrëzon studimin e Akademisë së Shkencave: Shifrat ditore të Covid nuk korrespondojnë

128

Një prej specialistëve të ISHP, Dritan Ulqinaku, u shpreh skeptik lidhur me studimin e Akademisë së Shkencave, ndërsa theksoi se rezultatet që ai jep nuk korrespondojnë me shifrat ditore.

 

“Sot që flasim vaksinimi me dy doza është 33% e popullatës. Studimet gjithmonë i vlerësoj, por jam skeptik sepse ka ca gjëra që nuk më shkojnë.

 

Nëse do kishim një imunitet të arritur të gjetur nga Akademia e Shkencave, nuk korrespondojne me shifrat ditore. Ne kemi zhbvilluar një studim por për hir të partneritetin me OBSH studimi zgjatet me një vit, prandaj jemi të avazshtë nëdhënien e rezultateve paraprake. Mbështes imunitetin natyral dhe bie dakord me studimin e Izraelit. Të mos lançohej shumë ky imuniteti i gjetur nga Akademia e Shkencës”, tha Ulqinaku.

 

Ai u shpreh se imuniteti natyral është shumë më i fortë se vaksinat dhe shtoi se Shqipëria ka kopjuar vendet e tjera për sa i përket kërkesës për tampon në kufi pavarësisht imunitetit ndaj Covid.

 

“Unë e pashë me vëmendje. Nuk është bazuar në një studim ekzakt. Imuniteti i krijuar natyralisht është më i fortë. Kush është sjellja e të riinfektuarve të vaksinuar dhe kush është sjellja e tyre kur janë të shtruar.

 

Jemi në një situatë kaotike globale. Kemi qenë që ditën e parë kur doli koronavirusi. Pse duhet të bëjmë vaksinën me detyrim? Të kemi imunitet natyral dhe të bëjmë dhe tamponin për të kaluar kufirin.

 

Nuk po i bën vetëm Shqipëria, por ne jemi si majmuna, kopjojmë gjithçka”, theksoi ai.

Lexo edhe:   Manastirliu: Rritja e rasteve mund të lidhet edhe me variantet e reja të Covid, kemi sinjale nga laboratorët