Skandal i madh/ Mjekja 75-vjeçare kapet duke genjyer: Bashkëpunoi me infermieren për të mos u vaksinuar

154

Një kirurge plastike 75-vjeçare është arrestuar në Greqi sepse tentoi të merrte certifikatën e vaksinimit pa kryer vaksinën anti Covid.

Mjekja e donte certifikatën për të vijuar punën pasi është e detyrueshme për të hyrë në sallën e vaksinimit. Ajo së bashku me sekretaren e saj zgjodhën këtë mënyrë, por nuk i kanë shpëtuar dot policisë. Të dyja kanë bashkëpunuar me infermieren dhe janë arrestuar nga policia.

Ato akuzohen për veprën penale të vjedhjes së një certifikate, bashkëpunim dhe shkelje të masave për parandalimin e sëmundjeve. Në pamjet e siguruara nga media greke duket momenti kur infermierja vendos që të kryejë vaksinë placebo.

Lexo edhe:   Rudina Dembacaj me corona...