ShkodraSport feston 10 vjetorin e jetës, media sportive online më e suksesshme në Shkodër, Veri e më gjërë…

130

Pa më të voglin dyshim është media online më jetëgjatë dhe e suksesshme sportive për Shkodërn, Veriun dhe jo vetëm.

ShkodraSport nuk është vetëm një portal por tashmë edhe një markë e cila sot feston 10 vjetorin e krijimit. Rrugëtimi i nisur para një dekade, falë këmbënguljes, përkushtimit dhe perofesionalizimit të krijuesit, gazetarit të mirënjohur sportiv Gjegj Kola, ka lënë gjurmën e vet shumë të dukshme.

ShkodraSport ka qenë dhe mbetet pikë referimi për të gjitha sportet jo vetëm në hapësirën emrin e të cilës ka zgjedhur. Ajo është kthyer në burim referimi lajmesh për shumë portale dhe media tradicionale, të cilat e kanë cituat e i janë referuar si burim informacioni.

Kryefjalë ka qenë dhe mbetet Vllaznia, jo vetëm ajo e futbollit por të gjitha sportet kuqeblu, të cilat e kanë patur për 10 vite një dritare promovimi të padiskutueshme, në ditë të mira e në të tjera më pak të mira.

ShkodraSport ka qenë edhe një tribunë opinionesh, debatesh, analizash sportive. Nga të katër anët e vendit por edhe nga çdo cep i botës, gazetarë por edhe tifozë e qytetarë të thjeshtë kanë mundur të gjejnë hapësirat e nevojshme.

Kjo media i ka dhënë zë por edhe frymë arritjeve, debateve, opinioneve të ndryshme, problematikave gjithmonë duke patur primare ecjen përpara të sporteve me markën Vllazni.

Sigurisht, nuk kanë munguar as informacionet nga sporti kombëtar, nga klube, ekipe e skuadra shqiptare por edhe informacionet ndërkombëtare. Në këto 10 vite jete,

ShkodraSport ka shënjuar, duke u bërë edhe një farë shkolle promovuese edhe për gazetarë të rinj sportivë, të cilët tashmë edhe janë afirmuar në nivel lokal e më gjërë. E për të gjitha këto, 10 vjetori i ShkodraSport nuk është dhe nuk duhet të jetë një festë vetëm për

Lexo edhe:   Shprehje shkodrane t'vjetra

Gjergj Kolën e kolegët e bashkëpunëtorët e tij në këtë media online. Ajo është një festë për Shkodërn, për gazetarinë sportivev Vllazninë e futbollit e ngjyrat kuqeblu.

Urimet në këtë ditë të rëndësishme për ShkodraSport mund të jenë të shumta, nga më të ndryshmet. Por ne si ShkodraWeb, si një media online relativisht e re në vitin e 5- të të jetës, kemi një urim të thjeshtë e kuptimplotë:

ShkodraSport, vazhdo kështu sepse pas 10 viteve keni arritur atë që pak kush e imagjinonte! Sigurisht do të ketë edhe 15, 20, 25 vjetor e më tej dhe gjithmonë kjo media online do të njohë vetëm rritje! Edhe 100 vite të tjera të suksesshme ShkodraSport! /Redaksia e ShkodraWeb/