Rikthehet pas kaq vitesh Qetsori, dhe ja çfarë thotë për banorët që do hyjnë në BB VIP…

84

Të ftuar ditën e sotme në “Shqipëria live” ishin disa nga ish-banorët e “Big Brother” ndër vite. Mes tyre ishte edhe Qetsori, fitues i “Big Brother 2”, i cili vazhdon jetën e tij në Vlorë larg ekranit.

- PUBLICITET -

 

Qetsori gjatë lidhjes me Skype u dha një këshillë banorëve VIP që do futen në shtëpinë e famshme.

 

“Ajo që unë kuptova nga ai reality ishte të mos mendoja çfarë do i pëlqente publikut, por të bashkëjetoja sinqeritet. Aty ndërthuret edhe vetvetja, edhe të bërit lojë. Unë do t’i thoja atyre që do të marrin pjesë mos mendojnë kurrë se si do të dalin para publikut, por të shprehen normalisht, sepse publiku do vendosë vetë se kush është më interesanti”, tha Qetsori.

Lexo edhe:   Ja si këndonte 18 vite më parë Ledion Liço tek “Ethet e së Premtes”