Publikohet video nga prapaskenat, momenti kur Lindita gjuan keq Oltin: S’jam k** si ti o plehrë (Video)

175

Dy ish-konkurentët e “Përputhen +40”, Lindita Bimi dhe Olti Çullhaj, kohë më parë gjatë transmetimit të emisionit të dashurisë kanë debatuar ashpër me njëri-tjetrin.

Në televizion u shfaq vetëm një pjesë e vogël nga sherri i tyre, por ajo që ka ndodhur pasi janë fikur kamerat ka shokuar ndjekësit.

Së fundmi kudo në rrjet po qarkullon një video ku shihet Lindita e cila është mjaft e revoltuar ndaj Oltit dhe e gjuan ate. Siç edhe dëgjohet në video nuk mungojë fjalët e renda nga ana e Linditës e cila edhe e ka kërcënuar Oltin.

Kujtojmë se Lindita dhe Olti ishin ditën e djeshme në emisionin “Me Zemër të Hapur” ku kanë folur mbi përplasjet e tyre në emision.

Ka qenë Olti ai i cili ka sjellë në vëmendje e publikut sherrin e ndodhur me Linditën, ku u qëllua me takën e këpucës në këmbë nga kjo e fundit. Sipas tij ky episod ka ndikuar negativisht në jetën e tij pasi tallet vazhdimisht nga miqtë dhe qytetarë të ndryshëm, ndërkohë që thekson se ndaj Linditës nuk është marrë asnjë masë qoftë administrative apo penale për veprimin e saj.

Të dy personazhet kanë dhënë versionet e tye për këtë konflikt që u bë viral në rrjete sociale, ku Olti theksoi se Lindita doli nga vetja dhe u bë agresive kur ai i tha se do të shkojë në shtrat me kë t’i dojë qejfi.

Nga ana tjetër Lindita u shpreh se ajo reagoi në atë mënyrë agresive pasi u ofendua me fjalë fyese nga Olti.

https://www.tiktok.com/@serenefoxx/video/7000367395554577669?sender_device=mobile&sender_web_id=7008532885985510918&is_from_webapp=v1&is_copy_url=0

Lexo edhe:   Kur Rudina Magjistari dukej si një kukull Barbie, surpriza e këngëtares për moderatoren e Tv Klan