Në mes të emisionit, konkurrenti i “Për’puthen” i rrëmbeu një puthje Arilena Arës (Video)

258

Një ndër konkurrentët që ka spikatur më shumë nga sezoni i ri i “Për’puthen” është pikërisht Bruno Shemsho.

- PUBLICITET -

Më herët u mësua se ai ka marrë pjesë në klipin muzikor të këngës “Shoqnia” nga Sinan Hoxha që është publikuar pak disa vitesh. Mesa duket, Brunon e kemi bërë edhe diku tjetër pasi ai ka qenë në emisionin “Xing me Ermalin” gjatë puntatës kur ishte e ftuar Arilena Ara.

Pjesë e programit ishte edhe loja gjatë së cilës këngëtarja duhet të puthte 3 djem për të dalluar se cili ishte modeli që ajo kishte puthur në një nga videoklipet e saj. Në mes të tre të përzgjedhurve në këtë lojë ka qenë edhe Bruno.

Ndërkohë përsa i përket rrugëtimit të konkurrentit në programin “Për’puthen” gjatë episodit të publikur ditën e djeshme, Mikela dhe Bruno kanë pasur plot debate bashkë dhe karakteret e tyre duket se nuk janë përputhur deri tani.

“Nuk bën për mua. Je një femër e papjekur. Je 26 vjeç. Ke dal nga një lidhje e gjatë, je tradhtuar dhe prap je kaq e papjekur. Nuk merresh dot me mua ti. Nuk më pëlqejnë lojërat e tua ta kam thënë. Kam dal dhe nga vetja për ty dhe nga përballja me ty.”,-i tha Bruno.

“Mos u merr me moshën time dhe me jetën private se e dimë shumë mirë se çfarë ke bërë dhe ti. Ti më ke kërcënuar më ke thënë në telefon kujdes ça flet në studio. Pastaj më the ki pak më kujdes se publiku na do bashkë dhe nuk duhet të sillemi ashtu.

Nuk më intereson çfarë do publiku, më intereson se çfarë dua vet. Ti je fallco, po luan, do e kuptojnë të gjithë çfarë je.”,- ja kthen Mikela. /Iconstyle

Lexo edhe:   Mikela: Kam gjoksin silikon, a do dilje me mua në takim?

https://iconstyle.al/wp-content/uploads/2021/09/InShot_20210922_101645290.mp4?_=1