I kërkoi thjesht të vinte maskën, klienti i merr jetën punonjësin e karburantit

Rasti ku iu mor jeta nje 20-vjeçari të shtunën e kaluar në një pikë karburanti në Gjermani ka shkaktuar reagime të shumta në vend. I riu iu mor jeta me gjakftohtësi nga një klient, pasi ky i fundit refuzoi të mbante maskë kundër COVID.

 

Autori ishte një 49-vjeçar nga i cili i tha policisë se nuk i respektonte masat kufizuese. Ai është lënë në burg deri në marrjen e një vendimi nga gjykata.

 

Punonjësi i karburantit, ishte student dhe punonte gjatë kohës së studimeve. Ai kishte refuzuar t’i shërbente klientit i cili nuk kishte maskë. I mërzitur ai u largua duke lënë birrat në banak dhe u kthye gjysmë ore më vonë me maskë , të cilën e hoqi për të provokuar të riun.

 

Në momentin kur ai i tha të vinte maskën, klienti nxori një pisoletë nga xhepi i tij duke e lënë të vdekur në vend. Autori i tha policisë se ndihej i ndrydhur nga masat që lidheshin me pandeminë duke i cilësuar si sulm ndaj të drejtave të tij.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...