Adriatik Llalla i “arratisur” në Romë, gruaja e tij i ngre gishtin e mesit gazetarëve në prani të fëmijës (Video)

331

Ditën e merkure Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dënoi me 2 vite burg ish-Kryeprokurorin Adriatik Llalla, me këtë të fundit që mungoi në seancën gjyqësore.

- PUBLICITET -

Në media qarkulluan disa foto që tregonin Llallën duke pritur në një stacion treni në Romë të Italisë, ndërkohë që familja e tij ndodhet në Tiranë.

Pikërisht përpara shtëpisë së tij, bashkëshortja e Llallës në prani të një fëmije të vogël u ka treguar gishtin e mesit gazetarëve që ishin mbledhur aty pranë.

Siç duket edhe në video, bashkëshortja e Llallës është bezdisur shumë nga kamerat, sa nuk ka ngurruar të ofendojë operatorët dhe gazetarët.

VIDEO nga Fax News:

Lexo edhe:   “Bërje sh*rre”/Nuk i besoi syve, turistit i shkruajnë në faturë edhe shkuarjen në tualet