Rastësia e pazakontë/ Si e goditi tërmeti Shqipërinë në të njëjtën datë dhe orë para dy vitesh

260

Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë në Tiranë sot pasdite pak pas orës 16:00.

Magnituda ishte 3.9 e shkallës Rihter, ndërsa epiqendra 24 kilometra në verilindje të kryeqytetit.

Tërmeti u ndje në Krujë, Durrës, Elbasan, Laç dhe zona të tjera përreth.

Por rastësia e pazakontë është se para dy vitesh, në të njëjtën orë dhe datë një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5,8 ka goditur kryeqytetin dhe qytete të tjera të vendit. Tërmeti ka zgjatur për disa sekonda dhe lëkundjet kanë qenë tepër të forta. Epiqendra ka qenë në detin Adriatik, pak kilometra nga Durrësi.

Kujtojmë se goditja e parë u pasua nga një tjetër me magnitudë 5,2 që u regjistrua në orën 16:15.

Lexo edhe:   Artur Roshi plas skandalin brenda selisë blu