Në një lidhje me Gilbertën? Reagon ish-konkurenti i “Përputhen 40+”: Më kanë

122

Konkurentët Gilberta Simoni dhe Ilir Lara i dhanë fund lidhjes së tyre të dashurisë pasi dolën nga “Përputhen +40”.

 

Lajmi bëri menjëherë bujë pasi fansat po prisnin që ata të bënin një hap të rëndësishëm për të kurorëzuar marrëdhënien e tyre.

 

Ndërkohë Armando Abazi hedh dyshimet se Gilberta ka nisur lidhje me një tjetër ish-konkurrent te reality shoë-t, Luan Muhaj.

 

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Gilbertës, e cila hedh poshtë këto thashetheme. Ajo shprehet se është ende beqare dhe me Luanin janë vetëm miq të mirë asgjë më shumë.

 

Gilberta dhe Luani ishin sot në një lidhje “Skype” me emisionin “Shqipëria Live”, ku reaguan për herë të parë të dy bashkë. Dy ish-konkurrentët e “Për’puthen +40” u shprehën se mes tyre nuk ka asgjë më shumë se një miqësi të bukur.

 

“Armando gjithmonë ka trazuar ujërat. Luanin e kam një mik të mirë. Më ka qëndruar shumë pranë Luani, Lindita, pas ndarjes nga Iliri. E pranova simpatinë e tij si një mik, jo më shumë”, tha Gilberta.

 

Nga ana tjetër, Luani u shpreh se ka komunikim thuajse me të gjithë ish-konkurrentët e reality show-t dhe se me Gilbertën takohen sipas mundësive.

 

“Kam pasur një simpati me Gilbertën. Por gjithë simpatia që kisha u kthye në shoqërore. Takohemi rrallë, varet. Sipas mundësive. Lajmet në lidhje me Gilertën më kanë prishur punë. Njerëzit u besojnë portaleve. Më ka prishur vërtetë punë në jetën personale, duke menduar se të gjithë shkruajnë se jemi të lidhur, ne jemi thjesht vërtetë miq shumë të mirë”, tha ai.

 

Ndërsa duke qeshur, Gilberta shton se “nuk merret më me Përmetin”.

Lexo edhe:   Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj sjellin surprizën e madhe