Kush kishte hedhur më pak lekë do hynte poshtë tavolinës/ Gazetari tregon dasmën me vetëm 14 vetë…

Andi Llabuti, gazetar dhe aktor e Sofi Plaku pedagoge kanë rrëfyer historinë e veçantë të dasmës së tyre me 14 të ftuar.

“Me 14 dhe e kishim me dy pikëpyetje sepse lejoheshin vetëm 10. E kishim ndarë mendjen që nëse do vinte kontrolli i policëve 4 veta do i sekuestronim poshtë tavolinës. Edhe e kishim zgjedhur se kush do hynte poshtë tavolinës. Ata që kishin hedhur më pak lekë,” tregoi Andi duke qeshur në studio.

Ai u shpreh se nuk ju desh të përballeshin me një situatë të tillë sepse policia nuk shkoi për kontroll. E ndërsa kanë treguar në studio historinë emocionuese të dashurisë.

“Na bëri bashkë dashuria, por çdo dashuri ka historinë e saj. Nisi nga një hall që i kishte rënë Sofit, këkronte gjak për të atin dhe mezi e kishte gjetur numrin tim në atë kohë unë isha duke bërë “Vox Pop” dhe më merr një numër i panjohur në telefon dhe më thotë se ka nevojë për gjak.

I premtova dhe të nesërmen ja sigurova. Të nesërmen nuk dinte si të më falenderonte. Filluam të bisedonim më pas dhe vazhdoi më tej. Kjo nuk më dëgjonte pasi ishte shumë e ndrojtur,” tha Andi në “Rtv ora”.

“Ishte një periudhë shumë e vështirë për jetën time, ndoshta gjëja më e vështirë që mund të kem kaluar në jetë. Unë luftoja për jetën e babit. Duke luftuar për gjak një person më sugjeroi që të drejtohesha te Andi dhe e kam kontaktuar. Më ka bërë shumë përshtypje fakti që u tregua i gatshëm edhe pse nuk më njihte fare.

Në fillim e kam falenderuar dhe në vijimësi më pyeste gjithmonë për babin. Ishte një mesazh pastaj që më tha Andi “E di sa shumë të dua!” në një bisedë të gjatë që ne bëmë më tha “Sofi puthe në ballë babin” dhe kjo më ka lidhur shumë me Andin,” tha Sofi.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...