Del rregulli i ri, që të shkosh në tualetet e lokaleve duhet të tregosh…

217

Ndonëse klientët e bareve holandeze nuk janë të detyruar të tregojnë një certifikatë anti- COVID-19 për pije apo ushqim në tarracë, ata duhet ta kenë atë në qoftë se shkojnë në tualet.

 

Autoritetet holandeze një javë më parë hoqën disa kufizime sa i përket luftës kundër Covid-19, duke përfshirë këtu heqjen e distancës fizike, por njoftuan lejet COVID për bare, restorante dhe festivale.

 

“Nëse doni të përdorni tualetin, do t’ju duhet të tregoni kodin tuaj,” tha ministria e Shëndetësisë, duke kujtuar se një kod QR që konfirmon se një person është vaksinuar është i detyrueshëm për qytetarët që nga mosha 13-vjeç.

 

Sidoqoftë, kryeministri i Hollandës Mark Rutte së fundmi tha se nuk është një ide e mirë për të bërë një përjashtim për klientët që ulen në tarracat e kafeneve, pasi njerëzit në mënyrë të pashmangshme do të duhet të hyjnë për të paguar faturën ose për të shkuar në tualet.

Lexo edhe:   Si greqizohet Shqipëria në mënyrë të nëndheshme? Video e skandalit në jug të vendit