Burri gjen qenin duke ngordhur urie të braktisur në ishullin e pabanuar, bën gjestin e madh

164

Në një prej udhëtimeve të tij të punës, fotografi ëesley ëhite ishte në Belize dhe mezi priste të shijonte panoramat origjinale të vendit.

Një ditë, gjatë qëndrimit të tij, ai mori një kanoe dhe u nis drejt një ishulli të vogël, kur pa një qen duke ngordhur urie që ecte rreth vendit.

Megjithse qeni ishte vetëm kockë e lëkurë, ai përsëri ishte shumë miqësor.

“Me bisht të syrit pashë padashje që ai tundte bishtin”, thotë” Wesley më vonë.

Ai kishte kërkuar aty se mos kishte njerëz që mund të kujdeseshin për të, por vendi ishte i krejtësisht i zbrazuar ndërsa qeni nuk dukej se mund të jetonte një tjetër ditë.

Kështu që Wesley bëri gjënë e përgjegjshme dhe mori qenin në kanoen e tij, për ta marrë në hotel e ta ushqyer.

Kur u kthye në hotel ai kërkoi ndihmë dhe të tjerët ia dhanë shpejt. Qeni u ushqye dhe kur ndjehej më mirë e çoi te veterineri.

Wesley mori edhe lajme të mira edhe të këqija nga vizita, ai ishte i lumtur që qeni mori ndihmën që kishte nevojë por u trishtua se së shpejti duhet të largohej nga Belize.

Por verterineri ruajti kontaktet me ëesley, për t’i treguar sesi qeni ishte përmirësuar së miri dhe së shpejti do të vendosej në një familje të përkohshme.

Pas dy muaj qëndrimi në familje, ëesley pagoi për një biletë që qeni të fluturonte që ata të bashkoheshin.

Wesley rrjedhimisht e adoptoi atë dhe e quajti ëinston! Tani qeni i braktisur në ishullin gurtë të pabanuar jeton i lumtur në shtëpinë e tij të përhershme.

Lexo edhe:   Kjo histori dashurie mes bashkëshortëve me siguri do të prekë zemrat tuaja