Albumi i ri i Elhaida Danit “fut në sherr” Aurela Gaçen me Elton Dedën…?

109

Një ditë më parë, Elhaida Dasni publikoi EP-në e saj të titulluar “ZanIN”.

MKëngëtarja promovoi mini albumin në një event të mbajtur mbrëmjen e djeshme, pjesë e së cilës ishin dhe shumë figura të njohura. Ndër artistët që ka vlerësuar punën e këngëtares shkodrane është dhe Aurela Gaçe.

“Një Elhaidë me zërin mrekulli e me një stil ndryshe nga heret e tjera. Ajo udhëton nëpër botë me projekte muzikore e merr duartrokitjen e publikut të gjerë botëror, por, sigurisht e merr malli për vendin e saj,

për duartrokitjen e dashurinë e atij publiku që e deshi që në notat e para, prandaj është për tu duartrokitur puna, mundi, vëmendja e kushtuar për të sjellë 5 këngë te reja në albumin e saj “ZANIN“.”, shkruan ajo.

Por vëmendjen në këtë postim e ka marrë komenti i Elton Dedës. “Po sikur njësoj këngët…nuk të duken ashtu? Sigurisht është një perceptim i vogël nga ajo pak që dëgjova.”- shkruan ai.

Nga ana tjetër, Aurela ia ka kthyer: “E shoh, e perceptoj, e vlerësoj punën, dëshirën për të dhënë edhe duke qenë se lodhem shumë vetë për të bërë diçka e di mirë sakrificën edhe prandaj e duartrokas. Pastaj gjithsecili ka shijet dhe perceptimet e veta kur vjen puna në muzikë.”

Lexo edhe:   Tea shtatzënë? Melisa plàs bòmbën e radhës (FOTO)