Shpërthimi në Velipojë/ Pas dy motrave dhe nënës, ndërron jetë edhe djali i familjes Gjoka

Ka marrë përmasa tragjike ngjarja e ndodhur në muajin korrik të këtij viti ku një bombol gazi shpërtheu në biznesin e familjes Gjoka në Velipojë. Ashtu si nënë dhe dy motrat e tij, fat tragjik kishte edhe djali i mitur i familjes Enrik Gjoka, i cili raportohet se ka ndërruar jetë ditën e sotme në Itali.

 

 

Enriku ishte në intubim dhe pavarësisht luftës që ai bëri me plagët e shkaktuara nga zjarri prej disa javësh në një spital në Itali nuk ka mundur të mbijetojë. Vetëm 4 ditë më parë, ndërroi jetë nëna e Enrikut, Aleketa Gjoka e cila po ashtu nuk mundi tu mbijetonte plagëve të marra nga zjarri i tragjedisë që shoi familjen.

 

 

Alketa Gjoka bashkë me tre fëmijët e saj pësuan djegie të rënda nga shpërthimi i bombolës brenda hotelit të tyre në Velipojë. Ngjarja tragjike ndodhi më 4 korrik kur hoteli 3-katësh në pronësi të kësaj familje u përfshi nga flakët.

 

Plagëve të marra nga flakët nuk mundi t’u mbijetojë Danjela Gjoka 19-vjeçe dhe Klarisa 15 vjeçe dhe së fundmi betejën e humbi edhe Enriku 12 vjeç.

 

Në atë kohë, sipas dëshmive të familjarëve, 40-vjeçarja ishte duke bërë kafen dhe në momentin kur ka marrë shkrepësen sapo e ka ndezur gazi i shpërndarë nga bombola e gatimit ka shpërthyer duke shkuar deri tek dhoma e fëmijëve.

 

Policia për këtë ngjarje ka arrestuar 46-vjeçarin Petrit Mlloja pasi ushtronte pa licencë aktivitetin tregtar të shitjes së gazit. Sipas policisë është konstatuar se gazi që përdorej në hotelin ku edhe ndodhi ngjarja, tregtohej në kundërshtim me ligjin nga 46-vjeçari, të cilit një ditë pas ngjarjes iu bllokua aktiviteti në ISHTI.

 

Por uniformat blu bëjnë me dije se Petrit Mlloja banues në Shkodër ka shkelur masën e bllokimit të aktivitetit duke vazhduar tregtimin pa licencë të gazit të lëngshëm dhe të naftës, jashtë kushteve tekniko-ligjore.

 

abc

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...