E dini sa kushton makina luksoze me të cilën udhëton së fundmi Edi Rama?

Pasi braktisi ‘Lincolnin’ e blindura për të cilin tha se ja kishte dhuruar vëllai i tij, Olsi, dje Rama shkoi në Presidencë për të bërë betimin me një makinë luksoze ‘GMC’ prodhim amerikan, që kushton rreth 500 mijë euro.

 

Supermjeti tërhoqi jo pak vëmendjen dhe kureshtjen e publikut dhe menjëherë në rrjetet sociale filluan komentet dhe pyetjet për Kryeministrin që pak orë më vonë do t’u fliste Ministrave për Kodin e Etikës të Kryeministrisë dhe Ministrave.

 

Gazetarja Esiona Konomi, i drejtoi qeverisë disa pyetje lidhur me mjetin luksoz. -Ajo pyet nëse makina është e blerë me fonde nga buxheti i shtetit? -Kush është E.Hoxhallari dhe a ia ka dhënë ajo makinën në përdorim Ramës? -Po kështu Konomi pyet pse i është dashur kryeministrit një makinë e re dhe çfarë elementësh sigurie ka ajo.

 

Ditën e djeshme erdhi përgjigja e zyrës së shtypit të kryeministrit Rama që sqaron se makina nuk është blerë por është në pronësi të një subjekti privat që shet e jep me qira mjete. Në përgjigjen e Endri Fugës thuhet se PS-ja ka një kontratë me këtë subjekt privat dhe se mjeti i marrë me qira nuk ka asnjë element të veçantë sigurie po është marrë për shkak të amortizimit të mjetit të mëpërparshëm në përdorim nga kreu i PS-së.

 

Nuk dihet ende si duket makina e kreut të qeverisë nga brenda por “simotra” e saj “Yukon XL SLT SUV”, ka këtë pamje…

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...