“S’do lidhesha kurrë me vlonjat”/ Vajza e ish-deputetes së PD-së “kapet mat” nga ndjekësit, pranon se…

212

Ada Deda, modelja dhe njëkohësisht vajza e ish-deputetes së PD-së, Albina Deda, është munduar që jetën e saj sentimentale ta mbajë private.

Por gjatë një bisede virtuale me ndjekësit në Instastory mbrëmjen e djeshme, ajo zbuloi se është kapur “mat” nga një ndjekëse me partnerin e saj.

“Të pash më 11 kur po ikje në Barcelonë, ishim në të njëjtin avion. Ju të dy ishit shumë të lezetshëm”, i shkroi ndjekësja, e cila zbuloi se modelja ka kaluar pushimet verore me të dashurin.

“Faleminderit!”, u përgjigj modelja, duke mos dhënë më tepër detaje, ndërsa ka pranuar se ka qenë duke udhëtuar me partnerin e saj.

Kujtojmë se pak kohë më parë Ada u komentua shumë për faktin se deklaroi se nuk do të lidhej kurrë me një vlonjat.

Lexo edhe:   Nuk priste dot, konkurrentja e re e “Përputhen” zbulon veten (FOTO)