“Rrahu Lulin pse përjashtoi Berishën”, Flamur Noka: Ja e vërteta e sherrit në zyrën e Bashës

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha deklaroi sot me vendosmëri se nuk ka kthim pas për vendimin e një jave më parë, që përjashtoi Sali Berishën nga grupi parlamentar, pasi SHBA e shpalli “non grata”.

Por, deputeti Flamur Noka, një nga mbështetësit e Sali Berishës në aksionin kundër kryetarit të PD-së, shprehet se ish-kryeministri nuk do të tërhiqet deri sa anëtarësia të flasë në lidhje me vendim.

I ftuar në Radarin Informativ në ABC, përballë gazetares Jonida Shehu, Noka tregoi hapat që do të ndërmarrin për të shkuar deri te referendumi. Fillimisht, deputeti demokrat tha se do të mblidhet Kuvendi Kombëtar për të ndryshuar statutin.

“Ne kërkojmë referendum pa diskutim. Nuk dua ti hyj që referendumi ka qenë një pikë dhe është hequr nga statuti, nuk dua t’i hyj që është e paramenduar. Mekanizmat janë; e para ne kërkojmë referendum, por si do të arrihet?

Do të mblidhet Kuvendi kombëtar do të bëjë ndryshimin në statut, për të sanksionuar referendumin. Dhe sovrani është ai që vendos. Kuvendin do ta thërrasë ¼ e anëtarësisë” tha ai.

Ish-ministri i Brendshëm u shpreh se synimi fundor është të respektohet vullneti i anëtarësisë, të dëgjohet zëri i demokratëve. “Në mënyrë absolute, Sali Berisha kërkon një gjë; të dëgjohet zëri i cdo anëtari, të respektohet vullneti i anëtarësisë, si e vetmja formë për ta bërë partinë më të fortë.

Në rast se zëri do të flasë pro vullnetit të kryetarit, Berisha ka shprehur se do ta respektojë. Në të kundërt, do të respektohet vullneti i anëtarësisë, Basha të bëjë zgjedhjen e tij.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...