“Po kjo shimpazeja me kë më ngjan”/ Sindi e talli keq për modelin e ri të flokëve, Arjan ia kthen mbrapsht

219

Sindi Loci ishte një nga konkurrentet më të komentuara në “Për’puthen”. Gjatë kohës që ishte në emision, ajo nuk i pati të pakta debatet, jo vetëm me konkurrentët por edhe me opinionistin Arjan Konomi.

Mirëpo, hatërmbetjet vazhdokan edhe pas “Për’puthen”. Sindi postoi para pak ditësh një Instastory, që dukej si thumb për pamjen e re të Arjan Konomit në nisjen e sezonit të ri, me flokët e tij të lyer. Edhe në një intervistë në Kosovë, Sindi imitoi opinionistin, dhe autoren e programit, Olsa Muhametin.

Nga ana tjetër, Arjani nuk e ka lënë pa përgjigje. Ai ka ndarë një video nga vendet tropikale ku ka pushuar gjatë gushtit duke u shprehur: “Nëse krokodili ngjante me Mevlanin po kjo shimpazeja e xhunglës me kë ngjan ?… më ndihmoni pak për emrin se s’po më vjen”. Dhe sigurisht që në komentet më të shpeshta të ndjekësve, shihet vetëm një emër: Sindi.

Arjani është sërish opinionist, në sezonin e tretë të “Për’puthen”, që nisi vetëm pak javë më parë. Nga ana tjetër Sindi, ka nisur një “emission” në You Tube, bashkë me motrat e saj, ku nuk kanë munguar imitimet e ironizimet për personazhet dhe stafin e programit që e bëri atë të njohur nga publiku.

Lexo edhe:   Fero njoftoi ndarjen, por Arbenita nuk e pranon