Nuk mungojnë këngëtarët as në këtë sezon të Përputhe, Bora Zemani bën komentin epik

77

Prej kohësh është kthyer në ‘zakon’ që shumë nga konkurrentët pjesëmarrës së “Për’puthen”, t’i futen fushës së muzikës, duke kujtuar kështu ish-konkurrentët: Ana Lleshi, Melisa, Juli, Princi, etj.

Mirëpo nuk paska mbaruar me sezonin e kaluar! “Për’puthen” sapo ka nisur sezonin e ri, dhe që në fillim, në rrjet është përfolur se disa prej konkurrentëve kanë tentuar më parë t’i futen botës së muzikës, e se ndoshta në emisionin e famshëm, vijnë veç për famën e shumëkërkuar që do t’i shërbejë atyre më pas për vazhdimin e karrierës.

Ditët e fundit në rrjetet sociale qarkulloi një video ku pretendohej se konkurrentja e “Për’puthen”, Alvisa Qarri, ka marrë pjesë në “X Factor”.

Po ashtu Eduart Kuçi, dikur ka qenë pjesë e labelit “On Records”, që ka nxjerrë emra të njohur si Mozzik, Getinjo, Kida, Fero etj.

Por çfarë ka moderatorja Bora Zemani, moderatorja e emisionit për të thënë lidhur me këtë? Ajo duket se e ka marrë me sportivitet gjithë situatën, duke reaguar ashtu siç nuk pritej. Në një Instastory, moderatorja ka shkruar me humor “Bora Zemani çel sezonin e ri të këngëtarëve në ‘Për’puthen’”.

Ndërkohë, sa i përket emisionit, deri më tani janë prezantuar 5 vajza dhe djemtë, por autorja e programit, Olsa Muhameti, ka zbuluar se do të ketë hyrje të reja herë pas here. Ajo ka treguar po ashtu se do të rikthehet edhe “Për’puthen Prime”, nga e shtuna e 2 tetorit, dhe do të jetë në transmetim gjatë gjithë vitit. /News31

Lexo edhe:   Nuk i ka gatuar trahana/ Shefi i kuzhinës tregon për herë të parë se cili ishte ushqimi i preferuar i Cr7