Gallatë në studio…/ Eni Çobani e pyet si e do nusen, habit i ftuari në studio: Dua të jetë si ty, gocë e…

239

Gëzimi i cili është bërë pjesë e rubrikës “Shihemi në Gjyq” ka treguar se është mjaft i zhgënjyer nga motrat dhe vëllai i tij.

- PUBLICITET -

Sipas tij motra e tij Lumturie ka marrë të gjitha paratë e babait para se ai të vdiste nga Covidi dhe nuk ia ka kthyer më kurrë. Gjitha hallet dhe problemet që ka pasur ai tregon se ka ngelur pa martuar dhe nuk ka gjetur një vajzë të hajrit.

Sipas tij, nuk pranon askush të martohet me të duke patur gjithë këto probleme. Eni Çobani e pyet se si e do bashkëshorten, ai i përgjigjet se e do njësoj si vetë ajo, të jetë një gocë e merituar.

Eni Çobani: Si e do bashkëshorten ti.

Gëzimi: Rëndësi ka që të gjej një gocë të hajrit për shtëpi, unë jam serioz.

Eni Çobani: Po si e do mo zotëri?

Gëzimi: Varet si qëllon kismeti, por të paktën të qëllonjë ndonjë si puna jote, gocë e merituar.

Eni Çobani: Mirë ato që të ndjekin tani, ndoshta…

Ardit Gjebrea: (Qesh) Ku ta gjejmë një nuse si puna juaj zonja Eni?

Eni Çobani: Do ta gjejë patjetër, Gëzimi është një djalë shumë i mirë pavarësisht tonit të ngritur.

Kujtimi: Unë e dal përsipër që do ia gjej një nuse por jo si Eni. Ça kërkon ti si zonja Eni, avokate? Ne e dimë sa e ka kapacitetin dhe temperamentin ai, unë jam vëllain e madh. Si zonja Eni jo, ama sa gjysma e zonjës Eni po.

Gëzimi: Njerëzimi është i djallëzuar.

Eni Çobani: Mua më pëlqen fakti që ti e ke akoma në plan për t’u martuar, pastaj fati varet se si vjen. Unë uroj shumë që t’i të gjesh një vajzë të mirë sepse unë besoj që në momentin që do të martohesh, ti do të jesh shumë i qetë. /Tvklan

Lexo edhe:   “Më fal për çdo gabim që kam bërë!” ,U zunë se nuk i shkoi në dasmën e djalit, motrat pajtohen pas 1 viti