Eni Çobani e pyet si e do nusen, Gëzimi: Dua të jetë si ty, gocë e merituar

Gëzimi i cili është bërë pjesë e rubrikës “Shihemi në Gjyq” ka treguar se është mjaft i zhgënjyer nga motrat dhe vëllai i tij.

Sipas tij motra e tij Lumturie ka marrë të gjitha paratë e babait para se ai të vdiste nga Covidi dhe nuk ia ka kthyer më kurrë. Gjitha hallet dhe problemet që ka pasur ai tregon se ka ngelur pa martuar dhe nuk ka gjetur një vajzë të hajrit.

Sipas tij, nuk pranon askush të martohet me të duke patur gjithë këto probleme. Eni Çobani e pyet se si e do bashkëshorten, ai i përgjigjet se e do njësoj si vetë ajo, të jetë një gocë e merituar.

Eni Çobani: Si e do bashkëshorten ti.

Gëzimi: Rëndësi ka që të gjej një gocë të hajrit për shtëpi, unë jam serioz.

Eni Çobani: Po si e do mo zotëri?

Gëzimi: Varet si qëllon kismeti, por të paktën të qëllonjë ndonjë si puna jote, gocë e merituar.

Eni Çobani: Mirë ato që të ndjekin tani, ndoshta…

Ardit Gjebrea: (Qesh) Ku ta gjejmë një nuse si puna juaj zonja Eni?

Eni Çobani: Do ta gjejë patjetër, Gëzimi është një djalë shumë i mirë pavarësisht tonit të ngritur.

Kujtimi: Unë e dal përsipër që do ia gjej një nuse por jo si Eni. Ça kërkon ti si zonja Eni, avokate? Ne e dimë sa e ka kapacitetin dhe temperamentin ai, unë jam vëllain e madh. Si zonja Eni jo, ama sa gjysma e zonjës Eni po.

Gëzimi: Njerëzimi është i djallëzuar.

Eni Çobani: Mua më pëlqen fakti që ti e ke akoma në plan për t’u martuar, pastaj fati varet se si vjen. Unë uroj shumë që t’i të gjesh një vajzë të mirë sepse unë besoj që në momentin që do të martohesh, ti do të jesh shumë i qetë. /tvklan.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...