Agetina për krushkën: Nuk i linte të flinin bashkë në një krevat, vajza ime ka tentuar të mbys veten

Në rubrikën “Ka një mesazh për ty” është trajtuar historia e Siketit dhe bashkëshortes së tij, të cilët kanë probleme për shkak të marrëdhënies së agravuar mes saj, Matildës dhe vjehrrës së saj xheloze.

Pjesë e rubrikës është bërë edhe mamaja e Matildës, Agetina, e cila ka dëgjuar rrëfimin e dhëndrit të saj, ku pranoi se është treguar i sinqertë me gjërat që ka treguar, por nuk ka rrëfyer se çfarë sjelljesh ka bërë nëna e tij kundrejt vajzës së saj.

Agetina tregon se kur vajza ka jetuar në Itali me Siketin dhe familjen e tij, vjehrra nuk e lejonte që të flinte në një krevat me bashkëshortin, ajo flinte në tokë dhe ai në një krevat tek.

Agetina: Unë kam vetë çun, por deri tek dhoma e çiftit nuk do futem. Po përderisa ai nuk i thotë prindërve të tij hajde shkojmë tek prindërit e Matildës, unë nuk i kam besën. Ata nuk kanë ardhur asnjëherë në shtëpinë tonë.

Në Shqipëri kanë ardhur, por tek shtëpia jonë jo. Nuk na duan për miq, thonë. Vetëm një herë ka ardhur babi i tij, e di ai çfarë ka vuajtur, se ajo i ka ikur nga shtëpia pse kishte ikur tek miku.

Ajo më ka thënë nuk kam çun për të martuar, çuni 26 vjeç. Po pse ma nise për në Shqipëri, nuk e desha, unë vajzës doja t’i jepja shkollën e lartë. Kur ishte në Itali vajza ka kaluar në depresion, ka tentuar të mbys vetën. Mamaja e saj më tha mirë që ajo do kishte ikur në parajsë, por ne do na kishte lënë burgjeve, imagjino ku ka shkuar mendja asaj.

Kishte javë që nuk ia ndjeja zërin vajzës, kur më merrte vajza rrallë, më thoshte ndonjë fjalë poshtë batanijeve se është mami këtu.

Mami ka vendin e vetë, e unë kam ndenjur 13 vite me vjehrrën, por nuk mu fut tek krevati që të më thotë s’ke për të fjetur kurrë me djalin. Ajo ka toleruar shumë gjëra, prandaj nuk mundemi më. Ai ka fjetur në krevatin tek, kjo në tokë në Itali. /tvklan.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...