U tha se kushton 400 mijë euro, zbulohet si qëndron e vërteta e makinës luksoze “GMC” që ka marrë Rama

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme në mbledhjen e parë të qeverisë së re shkoi me një mjet të ri tip “GMC”, që u vu re menjëherë nga të gjithë, pasi gjatë mandatit të dytë ai përdorte një mjet tip “Lincoln”.

Menjëherë fotot e mjetit të ri të Ramës qarkulluan në rrjet dhe u përfol se kjo makinë kushtonte rreth 400 mijë dollarë, me akuzat që ishin të shumta ndaj kryeministrit, pasi mendohej se ky mjet ishte blerë me paratë e buzhetit të shtetit.

Por në një reagim zyrtar, qeveria deklaroi se ky mjet nuk është blerë nga Rama, por është një makinë e marrë me qira nga Partia Socialiste nga një kompani.

Në reagimin e qeverisë thuhet se që prej ardhjes në pushtet, Rama nuk ka blerë asnjëherë makinë, por ka përdorur gjithmonë makinën që ka PS, e cila është marrë me qera ose “leasing”.

Përsa i përket çmimit të makinës që përdor Rama, neësbomb.al bëri një kërkim në internet, ku shihet se çmimi i mjetit tip “Yukon XL SLT SUV” që ka marë Rama, ka vlerën 74.060 dollarë, dhe jo 400 mijë euro siç është thënë më herët në disa lajme.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...