SHKODËR, KAMPIONATI I BOKSIT, GRUSHTA EDHE JASHTE RINGUT… (video)

Tifozë, trajnerë e boksierë të Tiranës dhe Vllaznisë u përfshinë në një sherr masiv duke bërë që dita finale e kampionatit kombëtar të boksit të ndërpritet në mes.

Ishte ndeshja e peshës 75 kg mes Arjon Kajoshit të Vllaznisë dhe Alban Beqirit të Tiranës e cila përfundoi me rezultatin 2-1 për Kajoshin. Ky rezultat u kontestua nga trajnerët dhe tifozët e Tiranës të cilët u afruan tek tifozët dhe familjarët e Kajoshit dhe më pas të gjithë u përfshinë në këtë sherr. Grushtet plasën edhe jashtë ringut.

Nderhyrja e policise qetesoi situaten. Në këtë mënyrë kur duheshin edhe katër ndeshje për t’u zhvilluar gjyqtarët u tërhoqën bashkë me ekipet duke bërë që finalet e kampionatit të boksit të ndërpriten. Boksieri i Vllaznisë Kajoshi thotë se mori një fitore me meritë dhe ndjen keqardhje për atë sherr masiv.

Kryetrajneri i Vllaznisë Zef Gjoni shprehet se ishte trajneri i Tiranës Sead Bushati dhe tifozët bardheblu ata që provokuan publikun shkodran dhe se Kajoshi mori një fitore të merituar ndaj Beqirit.

Kryegjyqtari i kampionatit kombëtar të boksit Baftjar Zeqaj thotë se gjithë ajo që ndodhi ishte e panevojshme sepse Kajoshi fitoi me rezultatin e ngushtë 2-1.

Presidenti i federatës shqiptare të boksit Florend Kalivopulli shprehet se kjo është hera e parë që ndodh dhe se shumë shpejt do zhvillohet një mbledhje me Komitetin Olimpik Shqiptar dhe më pas do vendoset ekipi kampion.

Deri para se të ndërpriteshin ndeshjet finale Vllaznia kishte 6 boksierë kampion ndërsa Tirana vetëm një. Tashmë javën e ardhshme pritet që të vendoset nga federate shqiptare e boksit ekipi kampion si dhe cilat do jenë masat pas sherrit masiv.

https://fb.watch/85VkimnOZx/

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...