SHIROKË, PUSHUESI INVALID QË PASTRON PLAZHIN

Ky është Rasim Shahini i cili prej vitesh kalon pushimet në plazhin e Shirokës.

Ndonëse është invalid dhe gjysma e trupit të tij është e paralizuar kjo gjë nuk e ndalon 57 vjeçarin të pastroj plazhin nga papastërtitë. Çdo herë që vjen në këtë plazh gjëja e parë që bën është pastrimi i tij.

Pavarësisht se për të është shumë e vështirë të bëjë pastrimin e plazhit për shkak edhe të problemeve shëndetësore që ka 57 vjeçari shprehet se nuk ka zgjidhje tjetër pasi institucionet përgjegjëse nuk vënë dorë.

Persona si Rasim Shahini që ndonëse janë invalid por sërish bëjnë diçka për të mirën e qytetit janë një “shuplakë” për institucionet përgjegjëse të cilat gjatë gjithë sezonit verorë kanë lënë një nga pikat turistike si Shiroka në mëshirë të fatit.

https://fb.watch/85VvysZmOO/

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...