Riselda Sejdija konkurrentja e radhës në “Big Brother VIP”? Ja detaji që e nxjerr zbuluar

86

Riselda Sejdija duket se është një nga konkurrentet e “Big Brother VIP”.

Kështu ka lënë ajo të kuptohet gjatë një bisede virtuale me ndjekësit e saj në Instagram. E pyetur nëse do e shohim në ekran këtë sezon televiziv, ajo është përgjigjur se do jetë pjesë e një reality-shoë në një prej televizioneve më prestigjioze në vend.

Dhe i vetmi reality-shoë me VIP-a dhe në një televizione prestigjioz si Top Channel është “Big brother”.

Një prej ndjekësve ka shkruar “Big Brother VIP”, e teksa e ka shpërndarë mesazhin në Instastory Riselda shkruan “Shhhhh” dhe një emoji me sy me zemra. Deri tani nuk ka një konfirmim zyrtar, por me siguri do ndodhë në vijim.

Vlen të theksohet se deri tani vetë produksioni nuk ka konfirmuar asnjë personazh. Në faqen zyrtare të programit në Instagram janë publikuar videot e dy prej konkurrenteve të tij, por pa iu zbuluar portreti. Drri tani sipas zërave, vajzat në fjalë janë dy këngëtaret Sheila Haxhiraj dhe Semi Jaupaj.

Mes personazheve të përfolur janë: Romeo Veshaj, Ema Andrea, Beatrix Ramosaj, Kastro Zizo, Robert Berisha. Kujtojmë se transmetimi i këtij edicioni nis më 1 tetor. Shtëpia do të jetë me një sipërfaqe prej 1500 metra katrorë, ndërsa çmimi i madh këtë vit dhe do të jetë 100 mijë euro.

/News31

Lexo edhe:   Drejt ndarjes me bashkëshortin? Rrëfehet Rudina Hajdari: Jemi duke kaluar momente shumë të vështira