Prej 8 muajsh i zhdukur, Davide Pecorelli është gjallë! Makina iu gjet e djegur në Pukë

173

Biznesmeni italian Davide Pecorelli, i cili rezultonte i zhdukur prej më shumë se 8 muajsh, është gjallë.

 

Ishte gruaja e tij që dha lajmin, e cila mësohet se ka folur me 45-vjeçarin në telefon.

 

Kujtojmë se emri i biznesmenit u bë i njohur pasi, makina e tij u gjet e djegur në Pukë.

 

Sipas ‘La Nazione’ Pecorelli u gjet dje, i gjallë dhe me shëndet të mirë, në rrethana ende të paqarta, në një gomone të mbytur pranë një ishulli, në bregdetin e Livornos.

 

Për sa i përket ardhjes në Shqipëri: Makina që ai mori me qira në aeroportin e Tiranës, një Skoda Fabia, u gjet në flakë natën midis 7 dhe 8 janarit rreth 30 km nga Puka. Brenda mjetit të shkrumbuar u gjetën objektet e tij personale dhe disa eshtra, ekzaminimi i të cilave nuk kishte prodhuar rezultate të rëndësishme.

 

Shumë aspekte mbeten për t’u sqaruar se çfarë ka ndodhur me të vërtetë në muajt e fundit me biznesmenin.

Lexo edhe:   E fundit! Shpallet në kërkim babai i deputetit, për çfarë ak uzohet