Moti merr kthesën e madhe, meteorologia e njohur parashikon si do të jetë koha në vendin tonë gjatë gjithë muajit shtator

Meteorologia Lajda Porja parashikon se që nga dita e nesërme do të ulen temperaturat në të dyja vlerat, minimale dhe maksimale. Ulja e temperaturave do të zgjasë deri në 25-26 shtator.

Ndërkohë reshjet do të jenë shumë të pakta përgjatë këtij muaji, ku vetëm ditën e hënë dhe të martë zona veriore dhe ajo qendrore do të përfshihet nga rrebeshe të shkurtra.

“Është një mot tipik i vjeshtës. Reshjet nuk kanë qenë të konsiderueshme. Temperaturat vërtet kanë rënë, sot pritet që maksimalja të jetë 28 gradë Celsius. Prania e lagështirës së ajrit bën që ne ta ndjejmë 33 gradë. Është një mot zagushi.

Do të ketë rënie në maksimale, por freskun do ta ndjejmë pas mesditës së ditës së nesërme. Nesër presim të kemi një rëni në të dyja vlerat, minimale dhe maksimale. Reshjet priten të jenë të pranishme, por nuk do të jenë intensive. Reshje dhe rrebeshe do të kemi në veri dhe në qendër, përfshirë edhe kryeqytetin.

Që nga java tjetër do të kemi një ulje të temperaturave që do të zgjasë në datat 25-26 shtator, temperaturat që nuk do t’i kalojnë 27 gradë Celsius. Reshjet do të jenë fare pak të pranishme. Vetëm dita e hënë dhe e martë do jenë shumë të pakta. Ky është një shtator shumë i thatë në krahasim me një muaj vjeshte”- tha Porja.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...