“Mos e teproni, nuk jeni ju qendra e gravitetit të botës”, ja shenja që paralajmëron Jorgo Pulla

Dashi

 

Brenda axhendës së ditës së sotme ekziston tendenca për egoizma dhe acarime, ndaj dhe familjarët tuaj mund të “shkelin” mbi sikletet tuaja, fakt që ju ngarkon, pasi cdo anë është e bindur se po bën të duhurën. Megjithate, mundeni të fitoni këtë betejë!

Demi

 

Dita e sotme ka shumë detyrime për ju dhe në përgjithësi kjo duket se ju lodh mjaftueshëm, por jeni mjaft produktiv, mjafton të gjeni mënyrën e duhur për të shprehur gjithcka që doni të ndani me personat që ju rrethojnë. Por jeni vecanërisht produktiv dhe mundeni të përparoni në dëshirat tuaja, pasi keni dhe frymzimin e nevojshëm.

Binjaket

 

Jeni tashmë në një periudhë me të ardhura të kufizuara dhe pritet një periudhë me më shumë shpenzime. C’farë do të thotë kjo? Ftoheni të bëni një menaxhim më të duhur, pasi rrugëtimi i kundërt i Marsit mund të sjellë situata të ngatërruara dhe paraskena që sjellin pengesa në planet tuaja…

Gaforrja

 

Nuk do të jeni shumë entuziastë për një rol të ri, me të cilin do të përballeni në vendin e punës, por duhet të përpiqeni që të krijoni një përshtypje të mirë tek bashkëpunëtorët tuaj, në mënyrë që të arrini atë që dëshironi.

Luani

 

Dëshironi të tërhiqni vëmëndjet mbi ju, ndërkohë që udhëheqësi juaj Dielli pranon një kënd stabilizues me Saturnin! I vetmi rrezik është ta teproni dhe ti jepni të tjerëve imazhin e një personi më egocentric! Në pozitivet e ditës janë fundja aftësitë tuaja komunikuese që ju sjellin më pranë me të tjerët.

Virgjeresha

 

Në vija të përgjithshme dita lëviz pa shumë surpriza, pasi sot do të përshkoni rrugëtime tashmë të njohura, madje tashmë nga dje këni hyrë në procedurë për tu marrë me të thjeshtat dhe të përditshmet. Paralelisht, balancat në lidhjet tuaja ndërpersonale janë siperfaqesor, për shkak të rrugëtimit të kundërt të kendeve planetare që tregon se njerëzit tuaj të dashur kanë nevojë për ju.

Peshorja

 

Në vijë të parë të interesit tuaj qëndrojnë cështjet tuaja personale, dëshirat janë prioriteti më i rëndësishëm, ndërkohë që lëvizjet janë të pasuruara me elementin e eksagjerimit, ndërkohë që imazhi që të tjerët marrin nga ju është ana më e pamenduar e vetes tuaj.

Akrepi

 

Preferoni sot të lini detyrimet tuaja me një anë dhe të gjeni kohë në programin tuaj për tu shplodhur, ndërkohë që ekzistojnë tregues të jashtëm që ju shqetësojnë shumkë dhe kërkojnë pjesë nga koha juaj për tu menaxhuar. Por mundeni ama të mbështeteni tek njerezit e afert për të gjetur zgjidhjet në cështjet proceduriale që ju problematizojnë.

Shigjetari

 

Sot, ndjeni se ambjenti i punës dhe puna ju lodhin shumë me rrugëtimin e kundërt të Marsit, ndërkohë që një skenar i mundshëm për sot është të ngarkoheni dhe me përgjegjësi të personave të tretë, vec se tuajave. Gjithashtu, mos harroni të jeni realist…

Bricjapi

 

Dita e sotme tregon se do duhet të jeni më shumë diplomat dhe të mos jeni kaq të ndjeshëm, pasi nxitoheni të nxirrni përfundime në gjithcka që të tjerët ju thonë. Kështu që celësi është të përdornit këtë joshjet tuaj magjepsëse, dhe jo autoritetin tuaj të hekurt!

Ujori

 

Me një mënyrë të cuditshëm këto ditë jeni vecanërisht seksual, por lidhjet tuaja do t’ju mundojnë sot, kryesisht pasi do të dëgjoni të vërteta nga personi që ju intereson, të cilat do t’ju prishin rehatinë me rrugëtimin e kundërt të Marsit. Gjithashtu, një person i ri ju detyron të merrni vendime.

Peshqit

 

Jeni më të mbyllur sot dhe ndërkohë që keni shumë gjëra që po përgatisni njëkohësisht, brenda horizontit të ditës së sotme psikologjia jauj ka shumë rënie me rrugëtimin e kundërt të Marsit, kur të ndjeni se nuk keni kontrollin e plotë në cështjet tuaja, por në përgjithësi keni shumë mundësi per ti tejkaluar problemet.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...