Mevlani e merr direkt nga emisioni në telefon Antonelën dhe i thotë: Të dua (video)

205

Mevlan Shaba, showman-i i kthyer në një këngëtar tepër të dashur e të vlerësuar nga publiku shqiptar, ka qenë i ftuari i parë në emisionin ‘Glamour Zone’ në TV ORA.

Në një rrëfim si kurrë më parë për jetën e tij private përpara moderatores Ester Bylyku, Mevlani pranoi të bëhej pjesë e një loje.

Ester, i kërkoi Mevlanit të telefononte Antonelën dhe t`i shprehte dashurinë, si dhe t`i kërkonte të ishin bashkë.

Mevlan Shaba i kërkoi, madje aktroi në mënyrë të shkëlqyer, ndërsa reagimi i Antonelës ishte epik.

Lexo edhe:   Zyrtarizoi lidhjen me Mark Frrokun, reagon ish-bashkëshorti i Rudinës: Le të shkojë gjithçka në djall!