Gruaja e ish-kryeministrit të Kosovës, bashkë me motrën që është edhe kunata e saj do të drejtojnë emisionin më të ri në Top Channel

162

“VIP Dado”, është një reality-shoë, që pas një sezoni të suksesshëm në Kosovë, do të fillojë të jepet edhe në Shqipëri këtë sezon.

 

Që kur lajmi u dha në portale të ndryshme, u përmend direkt emri i Anita Haradinaj, si prezantuese, krah Ed Manushit, meqë “VIP Dado” do të jetë pjesë e “E diell”, pra që do të transmetohet si një nga rubrikat e këtij formati të fundjavës.

 

Megjithatë, e vërtetaështë paska ndryshe. Anita Haradinaj ka qenë sot e ftuar në “ëake Up” ku zbuloi detaje nga ky format i ri. Ajo ka treguar se vetë ka zgjedhur të jetë pas kamerave, pra si producente, ndërsa në prezantim është motra e saj, dhe njëkohësisht kunata, Lola Haradinaj. Kujtojmë se Anita është gruaja e ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, dhe dy motra janë martuar me dy vëllezër.

 

Pa dashur t’i zbulojë të gjitha, Anita ka dhënë më shumë detaje për formatin, duke e quajtur “një angjenci dadosh VIP”.

 

“Nuk është tamam tamam reality-shoë. Ideja është: Një familje e re e zakonshme, që nuk ka dado, kërkojnë një të tillë, dhe atë dado ia çojmë ne, për një orar të shkurtër”, tha mes të tjerash Anita.

Lexo edhe:   “Për pak th yeve qafën”, Marina Vjollca i kthehet ‘kéq’ kunatit të saj